Lajme
Biden, Clinton dhe Obama nderojnë viktimat e 11 shtatorit në New York
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, po marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore pranë memorialit të 11 shtatorit në qytetin e New Yorkut.
Bidenit i janë bashkuar edhe ish-presidentët, Barack Obama dhe Bill Clinton, si dhe disa udhëheqës kombëtarë dhe shtetërorë.
Ceremonia filloi me një minutë heshtje për të shënuar kohën, 8:46 të mëngjesit, kur aeroplani i parë, American Airlines Flight 11, goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë, saktësisht 20 vjet më parë.
Momente të tjera të heshtjes do të respektohen në orën 9:03, 9:37 dhe 9:59 (sipas kohës lokale amerikane).
Më pas anëtarët e familjeve lexuan emrat e të gjithë viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, në Memorialin Kombëtar të 11 shtatorit në Manhattan.
Vitin e kaluar ceremonia vjetore e leximit të emrave u ndryshua shkaku i pandemisë COVID-19, ku emrat u lexuan përmes një monitori për të shmangur kontaktin mes njerëzve.
Ndryshe, dy aeroplanë kanë goditur Kullat Binjake të New Yorkut, duke lënë të vdekur rreth tre mijë persona gjersa autorët e krimit ende po përballen me procese gjyqësore.
https://mobile.twitter.com/newsmax/status/1436674186232147968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1436674186232147968%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffillon-ceremonia-perkujtimore-per-11-shtatorin-biden-clinton-dhe-obama-nderojne-viktimat-ne-new-york%2F
E-Diaspora
-
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës Xherdan Shaqiri vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij me FC Basel. Futbollisti shqiptar me... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare













