Bota
Bezos, përfiton një milion herë më shumë se punëtorët e tij
Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare në Amazon të punëtorëve të magazinës prej vetëm 15 dollarë për një orë
Themeluesi dhe CEO i Amazon, një prej tregjeve më të mëdha në botë është një njeri shumë i pasur. Por, sa të thellë janë xhepat e Jeff Bezos në krahasim me mesataren e punonjësve të Amazon?
Në javën e parë të shtatorit, gjiganti i tregtisë elektronike, Amazon u bë kompania e dytë botërore e trilionë pas Apple, duke shtuar 434 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut, shkruan RT.
Është e qartë se askush nuk përfitonte më shumë se themeluesi i saj. Jeff Bezos shtoi 67 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në 2018, duke e çuar pasurinë e tij në 167 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg, shkruan ‘scan’.
Llogaritjet e thjeshta tregojnë se Bezos, i cili prodhoi 67 miliardë dollarë në 250 ditë të këtij viti, fiton 268,000,000 dollarë në ditë, ose 11,166,666 dollarë në orë. Numri është pothuajse një milion herë më i lartë se paga mesatare në Amazon të punëtorëve të magazinës prej vetëm 15 dollarë për një orë, sipas Glassdoor.com, përcjell albinfo.ch.
Pagat vjetore në Amazon variojnë nga 58,703 dollarë në 146,455 dollarë. Punonjësit me titullin e punës “Chief Creative Officer” fiton më shumë, duke marrë 360,462 dollar në vit, sipas PayScale, një ofrues informacioni mbi pagën. Punonjësit e kompanisë me titullin “Picker” (mbledhës) thuhet se fitojnë më së paku me një pagë mesatare vjetore prej 25,944 dollar, ose 12 dollar në orë.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas















