Kosova
Beteja e Kosovës me Serbinë për t’u anëtarësuar në INTERPOL
Kosova ka synime të kamotshme që të jetë pjesë e INTERPOL-it
Pas 9 vjetësh tentativë të shtetit të Kosovës që të bëhet pjesë e organizatës ndërkombëtare të policisë – INTERPOL, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë as këtë vit. Kjo pasi që Serbia është zotuar se do t’i përdorë të gjitha kapacitetet e saj në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të fillojë sot, me qëllim që të parandalojë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Synimet e kamotshme të Kosovës që të jetë pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare për bashkëpunim policor – INTERPOL ka mundësi të hidhen poshtë edhe këtë vit.
Ndonëse që nga sot ka filluar Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, që do të mbahet në Kili deri më 18 tetor, delegacioni i Serbisë në anën tjetër ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete intensive diplomatike në këtë Asamble, që edhe këtë vit të parandalojnë pranimin e Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Derisa përfaqësues të institucioneve thonë se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e INTERPOL-it, ekspertët e sigurisë në anën tjetër e cilësojnë gabim strategjik riaplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate.
Kjo pasi ata vlerësojnë që lobimi për anëtarësim në këtë organizatë nuk ishte prioritet i qeverisë “Haradinaj”, gjë që mund të sjellë dështimin e radhës të Kosovës drejt këtij procesi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













