Shkurt.ch
Besimtarët e huaj të krishterë, “gjak i ri” për kishat që po zbrazen
Numri i pjesëtarëve të Kishës Katolike gjatë 15 viteve të fundit ka rënë nga 3 milionë në 2.5 milionë ndërsa ai i pjesëtarëve të Kishës Protestante, nga 2.4 në 1.7 milionë
Në një kohë kur kishat vendore po përballen me rënie të numrit të besimtarëve dhe frekuentuesve, ardhja e besimtarëve nga jashtë shikohet si një lloj bekimi për kishat e Zvicrës. Si Kisha Katolike ashtu dhe ajo Protestante (e reformuar) kanë shënuar një rënie të madhe të pjesëtarëve të saj viteve të fundit dhe ky trend po vazhdon.
Kështu, numri i pjesëtarëve të Kishës Katolike gjatë 15 viteve të fundit ka rënë nga 3 milionë në 2.5 milionë ndërsa ai i pjesëtarëve të Kishës Protestante, nga 2.4 në 1.7 milionë, shkruan gazeta “Sonntagsblick”.
Por, po gjatë kësaj kohe, kishat e migrantëve po përjetojnë një rritje të madhe, ka konstatuar një studim i realizuar nga Instituti Pastoralsociologjik i Zvicrës.
Sipas studimit, nga vitet `50 të shekullit të kaluar, për çdo dhjetëvjeçar janë themeluar nga 35 kisha të reja të migrantëve. Ndërsa nga viti 2000 janë shtuar plot 112 bashkësi të krishtera të migrantëve. Janë rreth 157 bashkësi të huajsh që aktualisht për shërbimet e tyre fetare marrin me qira ose falas kishat e këtushme.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












