Lajme
Bernie Sanders shënon fitore të madhe në Nevada
Kandidati demokrat Bernie Sanders ka betonuar pozitën e favoritit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në nëntor.
Sipas rezultateve të hershme, Sanders pritet të shënojë fitore të madhe në Nevada, por një proces i gjatë është ende përpara konfirmimit të të nominuarve, shkruan REL.
Rezultatet preliminare tregojnë se ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka shënuar rezultat më të mirë në Nevada sesa në dy Ajoa dhe Nju Hempshir.
Deri më tash, me 50 përqind të votive të numëruara, Sanders ka fituar 47 përqind të votive duke lënë prapa Bidenin me 19 përqind. Pete Buttigieg ka deri më tash 15 përqind dhe Elizabeth Ëarren 10 përqind.
Kandidatët që kanë fituar më shumë se 15 përqind të votave do të emërohen delegatë, që do të marrin pjesë në konventën e partisë në korrik për të mbështetur të nominuarin e demokratëve.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor dhe nga Partia Republikane, presidenti aktual, Donald Trump, do të garojë edhe për një mandat, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












