Swiss Federal President Doris Leuthard and her husband Roland Hausin, left, and China's President Xi Jinping and his wife Peng Liyuan, right, arrive at a gala dinner, during Xi's two days state visit to Switzerland, in Bern, Switzerland, on Sunday, January 15, 2017. (KEYSTONE/POOL/Peter Klaunzer)
Shkurt.ch
Bernë: Pritje madhështore për presidentin kinez, Xi Jinping
Prania e forcave të sigurisë zvicerane, duke përfshirë helikopterë, ishte masive, njofton albinfo.ch. Xi Jinping vlerësoi popullatën zvicerane si "njerëz punëtorë".
Helikopterët në qiell, snajperët mbi çatitë dhe një mori policësh në terren. Dje pasdite, për ardhjen e presidentit kinez, Xi Jinping, Berna u tregua e shumëpërgatitur. Për këtë rast, motoja e zyrtare zvicerane ishte: “Zero gabime”. Në asnjë mënyrë nuk duhej ringjallur makthin diplomatik të vitit 1999, kur protibetianët e fishkëllyen presidentin Jiang Zemin nga Sheshi Federal dhe ku presidentja e Konfederatës, Ruth Dreifuss, për më tepër pati ligjëruar për të drejtat e njeriut. Presidenti kinez, i zemëruar, pothuajse pati përplasur derën.
Ndryshimi i kohës dhe i dekorit u vërejt dje. Sheshi Federal ishte i mbyllur. Pengesa, madje edhe perde ishin të instaluara në mënyrë që kreu i ekonomisë më të madhe në botë të mos mund të vërejë asnjë lëvizje armiqësore. Dhe, për të mbuluar brohoritjet e kundërshtarëve të mundshëm në Bernë, një diapozitiv i veçantë ishte organizuar. Me ardhjen e Xi Jinping në Pallatin Federal, tre helikopterë ushtarakë janë sjellë për disa minuta mbi “Bärenplatz”. Një zhurmë e madhe mbretëronte në qytetin e vjetër, ishim larg një vizite shtetërore të thjeshtë sikur me presidentit François Hollande, i cili bënte selifie me publikun…
Ardhja e presidentit në aeroport
Brenda ndërtesës së Parlamentit çdo gjë është e qetë dhe kënaqësi për të mirëpritur monarkun e kuq. Ceremonia, e cila nuk ishte e hapur për gazetarët, por e cila u transmetua në një kanal televiziv të brendshëm, tregon Xi Jinping dhe gruan e tij në anën e Këshillit Federal së bashku.
Doris Leuthard, pak e stresuar, u shpreh mirëseradhjen mysafirëve kinezë. Ajo lavdëron hapjen ekonomike të Kinës dhe kritikon pa emërtuar presidentin e ri amerikan, Donald Trump. “Të ballafaquar me një rigjallërim të tendencave proteksioniste të gjithë botës, ne mbështetemi në rolin pionier të luajtur nga Kina”. Fjalet e zonjës Leuthard bien si mjaltë në veshët e presidentit Xi Jinping. Pasi që vlerësoi Kinën si “lider botëror në energjinë e rinovueshme”, ajo shprehu dëshirat e saj: “Një marrëdhënie më të thellë të tregtisë me Kinën, bashkëpunim më të ngushtë në organizatat ndërkombëtare dhe më shumë turistë nga Mbretëria e Mesme”. Të drejtat e njeriut u përmenden, por u mbytën në njëzet bisedimet bilaterale mes dy vendeve. Pra, asgjë që mund ta zhgënjejë mysafirin e fuqishëm.
Një Zvicër mikpritëse
Me buzëqeshje, por gjakëftohtë dhe pa treguar ndenjat, Xi Jinping merr gjithashtu fjalën. Ai falënderoi Doris Leuthard dhe burrin e saj dhe gjithë Këshillin Federal për pritjen e ngrohtë. Ai i quan “punëtorë, inteligjentë dhe me iniciativë” zviceranët. Pavarësisht nga distanca gjeografike mes dy vendeve, ai dallon ngjashmëri të mëdha në vlerat e dashura nga të dy popujt: përkushtimi për punë, prirje për ekonomi dhe për besueshmëri. Ai madje vlerëson cilësitë inovative të vendit, informon albinfo.ch.
Qëllimi i tij për ardhje në Zvicër?
Përforcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai theksoi se “Zvicra ka luajtur një rol pionier në Evropë për marrëveshjet tregtare me vendin”. Ai dëshiron të vazhdojë zhvillimin e këtij partneriteti strategjik dhe është i bindur se vizita e tij do të jetë e suksesshme.
Presidenti kinez do të jetë edhe në Bernë të hënën, pastaj në Davos në WEF të martën dhe, më në fund, në Lozanë dhe Gjenevë, të mërkurën.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













