Lajme
Berna alarmon për lypësit nga Evropa Lindore: “Banda të organizuara”
Paratë që marrin këta individë shkojnë përfundimisht për bandën që i ka kontrabanduar

Gjatë sezonit të Krishtlindjeve shtohet numri i lypësve në qytete. Aktualisht ka më shumë lypës nga Evropa Lindore në qytetin e Bernës, transmeton albinfo.ch. Kjo është e zakonshme në prag të Krishtlindjeve, siç shkruajnë autoritetet e qytetit të Bernës në një deklaratë për shtyp.
Lypësit kryesisht futen kontrabandë në Zvicër nga bandat me një strukturë të rreptë hierarkike. Paratë që marrin këta individë shkojnë përfundimisht për bandën që i ka kontrabanduar.
“Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është një qëllim i deklaruar politik. Lypja e organizuar e lëmoshës që ushtrohet nga bandat është një formë e saj dhe kjo është arsyeja pse ne po marrim masa kundër saj,” thotë Reto Nause, Drejtor i Sigurisë i Qytetit të Bernës, shkruan 20minuten.ch. Për këtë arsye Drejtoria për Siguri, Mjedis dhe Energji i bën thirrje popullatës që të mos u japin para lypsarëve nga Evropa Lindore.
Batanije në karrocat e fëmijëve, për të nxitur keqardhje
Në parim, lypja lëmoshë nuk është e ndaluar në qytetin e Bernës.
Policia e emigracionit, e cila kryen kontrolle të rregullta, fundjavën e kaluar ka kontrolluar gjithsej 16 të huaj që lypin para, përcjell albinfo.ch. Këta njerëz janë takuar, kanë biseduan me njëri-tjetrin dhe më në fund janë pozicionuar në vende të ndryshme të qytetit.
Ata gjithashtu kanë mbushur karrocat me batanije për të ngjallur simpatinë e kalimtarëve (që të mendojnë se kanë foshnja në to).
Me këtë rast, shërbimet e urgjencës kanë marrë masa sipas ligjit të imigracionit për gjashtë persona.
E-Diaspora
-
Shqipëri: 200 872 kërkesa për regjistrime për votim nga jashtë, 128 149 të miratuara Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin...
-
529 zarfe me fletëvotime nga diaspora janë anuluar
-
Gazeta zvicerane: Ja si ka votuar diaspora e Kosovës në Aargau
-
“Mos t’i harrojmë arbëreshët” – Historia e një misioni dashurie për atdheun
-
TECH FORUM 2025: Forumi i parë shqiptaro-zviceran në Cyrih
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh pas kolapsit të fundit të bisedimeve të koalicionit në Austri? Pas kolapsit të bisedimeve të koalicionit FPÖ-ÖVP, Austria përballet me javë të tëra pasigurie politike. Pra,...
-
Popullsia e huaj në Austri po rritet, por ku jetojnë ata?
-
Dështojnë negociatat e ekstremit të djathtë për koalicion në Austri
-
Rritet korrupsioni edhe në Austri
-
Gjithnjë e më shumë të diplomuar në Austri janë të papunë, tregojnë shifrat e reja