Lajme
Berlin: Një akuarium me një milion litra ujë ka shpërthyer
Akuariumi me 1500 peshq shperthen në një hotel të Berlinit
Raportohet se një akuarium me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në qendër të Berlinit ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë, përcjell albinfo.ch.
Emri i këtij akuariumi quhet “AquaDom” dhe përmbante 1500 peshq tropikalë – është i lartë 14 m dhe përshkruhet si akuariumi cilindrik më i madh i lirë në botë.
Nga ana tjetër, policia tha se kishte pasur “dëmtime të jashtëzakonshme” dhe dy persona u plagosën nga copa xhami, shkruan BBC.
Imazhet në mediat sociale treguan sasi të mëdha dëmesh në hollin e hotelit.
Mbeturinat nga thyerja janë shpërndarë edhe në rrugën para ndërtesës e cila ishte e mbyllur për shkak të vërshimeve.
Akuariumi u modernizua dy vjet më parë dhe ka një ashensor për përdorim nga vizitorët. Disa nga dhomat në hotel reklamohen se kanë pamje nga ai.
Brigada e zjarrfikësve të Berlinit tha se më shumë se 100 zjarrfikës ishin të pranishëm dhe nuk dihej ende se çfarë e shkaktoi thyerjen.
Offenbar ist das #Aquarium geplatzt. Die Ursache sei unklar, hieß es. #Berlin
— rbb|24 (@rbb24) December 16, 2022
Such sad news that this incredible piece of engineering is now gone, together with all the biodiversity it held!
Thankfully, no other serious injuries were registered.#aquadome #aquadom #radissonblu #berlin pic.twitter.com/yNOHlMxXPY— João Rocha Gomes (@JoaoRochaGomes) December 16, 2022
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












