Bota
Bën foto me fëmijët në gjumë dhe kërkon 300.000 euro të holla shantazhi
Fëmijët kanë qenë duke fjetur të qetë në shtretërit e tyre, ndjeheshin të sigurt. Por, në foto shihet se dikush ua ka drejtuar një armë fëmijëve.
Një familje milioneri nga Hamburgu është shantazhuar me fotot shokuese të djemve të tyre (7 dhe 9-vjeçarë). Kërkesa: Nëna duhet të paguajë 300.000 euro brenda 48 orëve. Nëse nuk e bën këtë apo nëse alarmohet policia, fëmijët do të vriten. Një raport përkatës të “Hamburger Abendblatt” e ka konfirmuar të enjten edhe prokuroria gjermane.
Pronari i shtëpisë letrën e shantazhuesit e kishte gjetur më 11 janar, së bashku me një tufë lulesh nën mbulesën e dhomës së fëmijëve. Ai menjëherë e informoi nënën (39) e fëmijëve. Së bashku me babanë e ndarë të djemve, ajo e alarmoi policinë. Fëmijët u dërguan menjëherë në vend të sigurt.
Zyrtarët policorë i kontrolluan fotografitë nga ekspertët. Rezultati: ato nuk ishin manipuluar në kompjuter, por ishin fotografi të vërteta. Prandaj, kryerësi duhet të ketë vënë në shënjestër në dhomën e fëmijëve me një armë mbi djemtë e fjetur, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.
Policia në banesë nuk kishte gjetur mdonjë shenjë të dhunës. Meqë kryerësi ka mundur të ketë qasje në shtëpi, hetimi njësitit policor “Rose” është përqendruar në mjedisin e familjes. Në fokus është shoqëruesi shqiptar (43) i gruas dhe një prej të njohurve të tij (31). Shqiptari konsiderohej një mik i familjes.
Në fund të marsit policia bastisi disa shtëpi në Hamburg dhe Berlin. Por, me këtë rast nuk janë gjetur prova të forta.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për aktakuzën kundër personave në fjalë, situata mbetet ende e paqartë. Hetimet janë në vazhdim e sipër.
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













