Lajme
Belgjikë, mbahet në paraburgim e dyshuara për spiunazh në NATO
Një gjykatë belge ka rrëzuar apelin për lirimin e një shtetaseje kanadeze me origjinë kineze, e dyshuar për spiunazh në NATO.
Prokuroria Federale belge bëri të ditur se e dyshuara, e akuzuar për spiunazh në favor të një shteti të tretë dhe për përfshirje në një organizatë kriminale, do të qëndrojë në paraburgim edhe për një muaj.
Apeli i saj u shqyrtua me dyer të mbyllura nga Dhoma e Aktakuzave, e cila vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit.
Gruaja u arrestua në korrik pas kontrolleve të policisë në apartamentin e saj në Mons dhe në zyrën ku punonte në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), struktura ushtarake e NATO-s në Belgjikë.
Sipas Reuters, e dyshuara është një grua rreth të tridhjetave, e identifikuar si Claire Z, e cila po kryente një praktikë gjashtëmujore në SHAPE.
Autoritetet belge nuk kanë bërë të ditur se për cilin shtet dyshohet se ka spiunuar apo çfarë informacioni pretendohet se ka siguruar. Hetimi vijon dhe ende nuk është caktuar data e gjyqit.
Nga NATO është deklaruar më herët se nuk ka tregues se aktiviteti i dyshuar ka ndikuar në operacionet ushtarake të Aleancës.
Edhe autoritetet kanadeze kanë deklaruar se po shqyrtojnë proceset e tyre të kontrollit të sigurisë lidhur me rastin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










