Integrimi
Bëhu burrë, shfrytëzo trurin tënd
Maçot e rinj të Kosovës mësojnë mosdhunën – dhe vajzat mrekullohen. Një vend që don ta mundë urrejtjen
Jetmir është një emër shqip, që do të thotë jetë e mirë. Mbrojtësi i djathtë i klubit futbollistik FC Lausanne quhet Jetmir Krasniqi. Është edhe një Jetmir Mehmedi, i cili luan kitarë në You Tube, dhe një Jetmir në Gjermani, i cili ka një firmë për punë betonimi. Ndoshta këta Jetmirë kanë një jetë të mirë.
Kur Jetmir Krasnqi ishte 16 vjeçar jeta e tij ishte një seri e rrahjeve, e drogave dhe e zemërimit. Zemërim ndaj prindërve, që konfrontoheshin me pasojat e luftës së Kosovës së vitit 1999, zemërim ndaj gjendjes ekonomike në vend, zemërim ndaj mungesës së shanceve personale. 70 përqind të të rinjve në Kosovë janë të papunë. Edhe Jetmiri sillej vërdallë pa bërë asgjë dhe merrte droga. „Unë mendoja se duhet të jetë kështu. Një burrë nuk duhet të ketë ndjenja. Një burrë nuk duhet të njohë argumente. Ai thjesht duhet të godasë“.
Tash Jetmiri është 18 vjeçar. Kur ai tregonte në shkollë, se si i ndihmon nënës së tij në punët e shtëpisë, shokët i thonin: „Ti Meme, kjo të bënë homo“. Dhe Jetmiri përgjigjej „ Dhe, edhe të jesh homo nuk është gjë e keqe“. Ata e shikonin atë si të kishte një sëmundje ngjitëse. Kur Jetmiri ngjyrosi njëherë buzët me të kuq për një pjesë teatrore u turpërua. Por qëllimi ishte largimit nga drogat dhe nga rrahjet. “Unë doja të mësoja të jem një burrë i vërtetë”. “”Be a Man”, quhet iniciativa e organizatës rinore Peer Educators Network (PEN), që ia ndërroi jetën Jetmirit.
Bëhu burrë!? Menjëherë të kujtohet hiti i Grönemeyer, “Burrat”, por pretendimi për “femërizim”, të cilit i janë nënshtruar burrat gjermano- perëndimorë që nga vitet e tetëdhjeta, nuk haset te këta të rinj të PEN-it. Në Kosovë qëllimi është që të rinjtë të mbrohen nga rrëshqitja drejt dhunës dhe drogës. Ata duhet të mësojnë që më vonë të jenë bashkëshortë dhe baballarë të mirë. Ky kurs kundër agresivitetit financohet nga organizata humanitare Care. Porosia: dhuna nuk është cool!
Ky projekt nuk është ndonjë “gender–meinstreaming” (mostër e sjelljes me respekt ndaj gjinisë tjetër) perëndimor, por një hap i parë drejt një shoqërie të re që përpiqet për paqe: si në hapësirën e vogël shtëpiake, ashtu edhe në bashkëjetesë me fqinjët serbë. Shqiptarët e Kosovës kanë shtimin më të shpejtë të popullsisë në Evropë: nga viti 1921 deri në vitin 2003 popullsia u rrit për 4,3 herë. Mosha mesatare e popullsisë tash sillet rreth 26,7, kurse në Gjermani 42,1 vjet.
Për gjeneratën e lindur në konfliktet e përgjakura ballkanike të bëhesh i rritur do të thotë: të mësosh ta respektosh tjetrin pa marrë parasysh gjininë, religjionin apo përkatësinë etnike. Sepse fëmijët e luftës kanë përvetësuar të menduarit patriarkal të prindërve. Djemtë që të vegjël kanë shemëlltyrën e burrit të denjë për luftën, por që nuk shkon në paqe, thekson Bujak Fejzullahu, kujdestar nga PEN-i i Prishtinës. Ata ose nuk kanë baballarë, ose baballarë, të cilët tërë ditën varin posterë të të vetëquajtures Ushtri Çlirimtare e Kosovë, UÇK. Ata kanë ende armët e tyre në shtëpi dhe e heroizojnë luftën. Ata i mësojnë fëmijët e tyre ende moton: sy më sy, dhëmbë për dhëmbë. Dhe faktikisht dhuna është ende shkaku i tretë i vdekjes në Kosovë.
Sot Kosova është qendra e tregtimit me drogë dhe me njerëz e Evropës, e sfilitur nga korrupcioni dhe kriminaliteti. Në rrjetin konfuz ekonmik të pasluftës u krijua një mafi, për të cilën thuhet është më e dhunshme se Cosa Nostra. Megjithatë ka kosovarë që s’duan të dinë fare për luftën. Trimat e madhëruar, luftëtarët e merituar të UÇK-së, që sot janë pjesë e qeverisë dhe në pozita të ndryshme kyçe, nuk shërbejnë më si shmebëlltyra.
Heroi i Jetmirit është “Rapper Lyrical Son” nga Prishtina, në këngët e të cilit tematizohet dashuria dhe kuptimi jetësor. Politikanëve s’mund t’ju besohet asnjë fjalë, thotë Jetmiri. Dhe për religjionin, e aspak për hakmarrjen, Jetmiri as që don të dijë. “Nëse secili prej nesh e lë të qetë tjetrin, do të mund të bashkëjetonim mrekullueshëm”. Jo, religjioni nuk i intereson atij. Lutjet ia lë nënës së tij. Në xhami poashtu nuk shkon. Kur para një kohë të shkurtë u takua me bashkëmoshatarët e tij serbë në PEN, religjioni nuk u zu fare në gojë.
“Konflikti mes serbëve dhe kosovarëve s’ka të bëjë fare me religjioni. Kjo është një gjepur”, thotë Jetmiri dhe bën me dorë sikur të trembte ndonjë mizë të bezdishme. “Problemi jonë është se ne në konflikte menjëherë përdorim grushtat. Që kur në klasën time e dinë se unë nuk godas më, nuk kanë dëshirë më të maten me mua”. “Be a Man” ka tërhequr brenda tri viteve 3’000 nxënës, gati gjysma prej tyre ndoqën edhe workshop-et e niveleve për të përparuarit dhe disa dhjetëra prej tyre janë bërë edhe anätarë të përhershëm të iniciativës.
Die Zeit, nga Andresa Jeska
Përkthimi për albinfo.ch nga gjermanishtja: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












