Futboll
Behar Neziri, talenti shqiptar që ëndërron rikthimin te Bayerni
Talenti kosovar i St. Gallenit ëndërron fanellën e Bayernit
Mesfushori 22-vjeçar Behar Neziri, i rritur në akademinë e Bayern Munchenit, po shkëlqen aktualisht me St. Gallenin në Superligën e Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Neziri ka luajtur në të gjitha tetë ndeshjet e këtij sezoni, duke impresionuar që në debutim me fitoren 2:1 ndaj Baselit. Ai thotë se ka pritur gjatë për këtë moment, pas dy vitesh të vështira me lëndime dhe huazimin te Wili.
“Kam dashur fanellën e Shaqirit, por ishte e rezervuar. Ndoshta herën tjetër,” ka thënë ai për Blick. Shaqiri mbetet një prej idhujve të tij, ndërsa të dy i lidh e kaluara te Bayerni dhe rrënjët kosovare.
Neziri iu bashkua Bayernit në vitin 2016 nga Augsburgu, ku luajti për ekipet e moshave dhe për ekipin e dytë. Në 2023 kaloi te St. Gallen U21, para se të bashkohej këtë verë me ekipin e parë.
Trajneri Enrico Maasen e vlerëson për inteligjencën taktike dhe kujdesin ndaj bashkëlojtarëve, ndërsa klubi e cilëson shembull profesionalizmi.
“Kam luajtur edhe me Musialën dhe Pavloviqin. Mund ta imagjinoj ta bëj këtë sërish, por me ekipin e parë të Bayernit,” thotë me ambicie Neziri, i cili ka përfaqësuar Kosovën U16, U19 dhe U21 dhe ishte pjesë e listës së gjerë për ndeshjet e shtatorit.
E-Diaspora
-
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes Revista prestigjioze amerikane e cilëson këngëtaren shqiptare “mbretëresha e Sunny Hill Festival” dhe vlerëson ndikimin e... -
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore












