Kosova
BE: Taksa, shkelje e CEFTA-s
Shefja e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë përsëritur edhe një herë shqetësimin e tyre për taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Siç është theksuar tashmë në shumë raste, kjo paraqet një shkelje të qartë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ndikon negativisht në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin për media, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
“BE-ja është donatori, investuesi dhe partneri tregtar më i madh i Kosovës. Barrierat tarifore dhe jotarifore në tregtinë e lirë, qofshin të imponuara nga Kosova apo ndonjë nga fqinjët e saj, pengojnë rrugën e rajonit drejt një ekonomie konkurruese të tregut dhe e bëjnë më pak tërheqës si vend për të investuar”.
“Vendosja e taksës ka ndikuar negativisht në procesin e dialogut me Serbinë. Heqja e taksës do të mundësonte rifillimin të shpejtë të këtij dialogu. Dialogu i suksesshëm që shpie në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit”.
“Jemi të vetëdijshëm se suksesi i dialogut varet nga shmangia nga veprimet e padobishme nga të dyja palët dhe rikujtojmë se BE-ja u ka kërkuar të dyja palëve të veprojnë në përputhje me këtë; në këtë frymë i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të artikulojë qartë hapat konkretë që do të ndërmarrë për të mundësuar pezullimin e tarifës, ashtu që bashkëpunimi rajonal të mund të ecë përpara. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Qeverisë që të shqyrtojë seriozisht ofertën e Komisionit Evropian për të ndihmuar në heqjen e pengesave jotarifore me të cilat ballafaqohen eksportet e Kosovës në rajon”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit Gruaja kishte qëndruar 101 ditë në Gjermani, duke tejkaluar afatin prej 90 ditësh të lejuara pa... -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












