Lajme
BE shikon alternativa për eksportin e grurit ukrainas
Pavarësisht rifillimit të eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia midis Rusisë dhe Ukrainës, BE synon të vazhdojë përpjekjet e saj për të krijuar rrugë alternative mallrash për eksportet e grurit ukrainas.
”Pavarësisht rihapjes së rrugëve detare, një kthim i menjëhershëm në nivelet e paraluftës të eksporteve të Ukrainës mbetet sfidues dhe rrugët alternative të eksportit janë ende vendimtare”, tha një zyrtar i Komisionit të BE-së.
Komisionerja evropiane për Transportin, Adina Valean theksoi se kishte hapësirë për përmirësime, por vuri në dukje edhe mungesën e vagonëve të mallrave, shoferëve të mauneve dhe objekteve të magazinimit për prodhimet ukrainase.
Sipas Komisionit Evropian, Ukraina ishte eksportuesja më e madhe në botë i vajit të lulediellit, eksportuesja e tretë më e madhe e elbit, eksportuesja e katërt më e madhe e misrit dhe eksportuesja e pestë më e madhe e grurit përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse.
Megjithatë, shpresat aktualisht janë të lidhura me marrëveshjen me Rusinë që mundëson rifillimin e eksporteve të rregullta bujqësore ukrainase nëpërmjet Detit të Zi.
Sipas shifrave të BE-së, para luftës, deri në pesë milionë tonë drithë kalonin çdo muaj nëpër portet e Detit të Zi.
Arritja e këtij niveli përsëri në të ardhmen e afërt konsiderohet e pamundur./dpa
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













