Lajme
BE njofton kundërmasa ndaj tarifave doganore të SHBA
BE ka njoftuar një përgjigje të qartë ndaj tarifave doganore të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi sot. Si hap i parë, dogana shtesë do të vendosen për importet e produkteve amerikane si uiski, motoçikleta, varka, xhinse dhe gjalpë kikiriku duke filluar nga prilli.
Këtë e bëri të ditur Komisioni Evropian në Bruksel. Kundërmasat e reja do të pasojnë nga mesi i prillit, pas konsultimit me shtetet anëtare të BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi: “Bashkimi Evropian duhet të veprojë për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset.” Kundërmasat që po ndërmerren janë të forta, por proporcionale.”
Politikania gjermane e kritikoi ashpër vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa doganore. “Këto tarifa prishin zinxhirët e furnizimit. Ato krijojnë pasiguri për ekonominë. Vendet e punës janë në rrezik. Çmimet do të rriten – në Evropë dhe në SHBA,” tha ajo.
Ursula von der Leyen theksoi gjithashtu se mbetet e gatshme të punojë me qeverinë amerikane për një zgjidhje të negociuar. “Ne besojmë fuqishëm se, në një botë të mbushur me pasiguri gjeopolitike dhe ekonomike, nuk është në interesin tonë të përbashkët të ngarkojmë ekonomitë tona me tarifa doganore”, deklaroi ajo. Ajo kishte udhëzuar Komisionerin e tregtisë Maroš Šefčovich që të rifillonte bisedimet me SHBA për të gjetur zgjidhje më të mira.
Tarifat e reja doganore shtesë të planifikuara të BE për produktet e SHBA fillimisht do t’u nënshtrohen konsultimeve me grupet e interesit. Shtetet anëtare do të ftohen më pas të miratojnë masat e propozuara. Masat pritet të hyjnë në fuqi më 13 prill.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte urdhëruar vendosjen e tarifave doganre prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Sipas Komisionit Evropian, këto tarifa do të ndikojnë në eksportet e BE që arrijnë në 26 miliardë euro, që korrespondon me rreth pesë përqind të vëllimit total të eksporteve të mallrave të BE në SHBA.
“Bazuar në rrjedhat aktuale të importit kjo do të bëjë që importuesit nga SHBA të paguajnë deri gjashtë miliardë euro tarifa doganore shtesë”, u bë e ditur
SHBA e importojnë pjesën më të madhe të çelikut dhe aluminit nga Kanadaja. Trumpi fillimisht kishte deklaruar dje se tarifat ndaj Kanadasë do të dyfishoheshin në 50 për qind, por e tërhoqi këtë deklaratë vetëm disa orë më vonë. Në këmbim, qeveria kanadeze ndryshoi vendimin e saj për të rritur çmimin e eksporteve të energjisë elektrike në SHBA me 25%./DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










