Lajme
BE ndan 300 milionë euro shtesë për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka treguar se tashmë Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro shtesë, si pjesë e këstit të dytë të ndihmës makro-financiare për Ukrainën.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, teksa së pari e kishte informuar edhe personalisht presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“E informova edhe presidentin ukrainas, Zelensky, rreth disbursimit të një kësti të dytë prej rreth 300 milionë euro të ndihmës makro-financiare për Ukrainën. Populli trim i Ukrainës ka nevojë për këto para tani. Do të mbështesim financat e vendit, pasi kjo luftë e pakuptimtë vazhdon ende”, ka shkruar zyrtarja evropiane në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë Ai mbështetet në rrëfimin e autorit E.B., i cili tashmë është dënuar për këtë rast, një ditë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Austri
-
Bora zbardh Austrinë Austria sot është mbuluar nga bora. Mediat raportojnë se në vendet malore, reshjet kanë qenë më...
-
Austri: Dënohet me 15 vjet burg, kosovari që sulmoi të dashurën me thikë dhe kaçavidë
-
Lumir Abdixhiku para bashkatdhetarëve në Vjenë, kërkon mbështetje për Lukas Mandl
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa