Kosova
BE: Kosova dhe Serbia të ndalin menjëherë tensionet
Pas situatës së krijuar, zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot.
Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.
“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj se liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.
Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tashmë ka arritur në Beograd dhe në takimin me presidentin Vuçiq, këtë pasdite, do ta adresojë situatën dhe pas disa orëve ai do të flasë edhe me lidershipin politik të Kosovës për të adresuar këtë çështje”.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










