Bota
BE i jep Ukrainës 3.3 miliardë euro për raketa dhe dronë
Bashkimi Evropian ka ndarë 3.3 miliardë euro për Ukrainën për nevoja të mbrojtjes, me fondet që do të përdoren për sigurimin e raketave dhe dronëve.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se fondet janë disbursuar në kuadër të huasë prej 90 miliardë eurosh për mbështetjen e Ukrainës. Pagesa synon të ndihmojë Kievin në forcimin e mbrojtjes së territorit dhe hapësirës ajrore, përcjell albinfo.ch.
Kjo është pagesa e katërt që Ukraina ka marrë në kuadër të pjesës së kësaj huaje të destinuar për mbrojtjen. Me këtë shumë, Komisioni Evropian ka disbursuar gjatë këtij viti rreth 15 miliardë euro për Ukrainën, për mbrojtjen dhe mbështetjen më të gjerë.
Huaja e përgjithshme prej 90 miliardë eurosh për periudhën 2026-2027 parashikon 60 miliardë euro për mbrojtjen dhe 30 miliardë euro për mbështetje buxhetore. Sipas Komisionit Evropian, fondet për mbrojtjen synojnë gjithashtu të ndihmojnë në rindërtimin dhe modernizimin e industrisë ukrainase të mbrojtjes.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Evropa do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetjen që i nevojitet për mbrojtjen e popullsisë dhe territorit të saj.
Që nga viti 2022, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare kanë ofruar gjithsej 224.5 miliardë euro mbështetje për Ukrainën, sipas të dhënave të Komisionit Evropian.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













