Kosova
BE: Çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve

Referuar një deklarate të një zëdhënësi të Bashkimit Evropian, “çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër, i cili e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura”.
Autoritetet kosovare synojnë t’i ndërtojë dy ura në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi të enjten një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura.
Siç shihet në fotografitë e publikuara, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes, të arritur në Bruksel si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
“BE-ja nuk është në dijeni të këtij projekti dhe as nuk është e përfshirë në të”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të bllokut për Radion Evropa e Lirë.
Ndërtimi i dy urave të reja mbi Ibër është planifikuar në bazë të një memorandumi bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut.
Të mërkurën, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se nënshkroi një “memorandum për mbështetje të projekteve të infrastrukturës midis Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe të dy komunave me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Ariana Tahiri, në prani të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai tha se kjo po bëhet “për një qytet më të lidhur, funksional dhe më të mirë për të gjithë qytetarët”.
Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – reagoi një ditë më parë, ndër të tjera, edhe lidhur me ndërtimin e këtyre dy urave, duke thënë se Kurti “po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.
Ura kryesore mbi Ibër e cila e ndan Mitrovicën në pjesën jugore me shumicë shqiptare dhe pjesën veriore me shumicë serb është e hapur vetëm për këmbësorët.
Njoftimi i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit të kaluar se planifikon ta hapë këtë urë për trafik ngriti tensione dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, është i vendosur në këtë urë. KFOR-i i tha Radios Evropa e Lirë asokohe se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë-Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian.
Në të kaluarën, Bashkimi Evropian gjithashtu kujtoi se çështja e hapjes së urës ishte tema e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve dhe se për këtë arsye të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. ...
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
Jeta në Austri
-
Austri: Këshilli Kombëtar prezanton klasa orientimi për fëmijët migrantë Këshilli Kombëtar i Austrisë ka miratuar futjen e klasave orientuese për fëmijët emigrantë të sapoardhur. Projektligji...
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem