Shkurt.ch
Bavaria ndjek shembullin e Zvicrës në fushë të azilit
Duke marrë shembullin e Zvicrës, ky land gjerman ka vendosur tëhapë dy qendra ku e gjithë procedura e azilit do të zhvillohet në një vend
Sistemi zviceran i azilit është shpesh cak i sulmeve dhe kritikave nga palë të ndryshme në debat, brenda vendit. Por kjo nuk pengon që ky sistem të lavdërohet me të madhe nga jashtë. Së fundi, komplimente për mënyrën e zgjidhjes së problemeve të azilit në Zvicër janë dëgjuar nga landi gjerman, Bavaria, e cila aktualisht po përballet me një fluks të madh të refugjatëve.
Duke marrë shembullin e Zvicrës, ky land gjerman ka vendosur tëhapë dy qendra ku e gjithë procedura e azilit do të zhvillohet në një vend. Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të partisë CSU në Parlamentin e Bavarisë, Thomas Kreuzer në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Zentralschweiz am Sonntag”.
Për të realizuar këtë synim ai do të vizitojë së shpejti qendrën përkatëse të azilit në Cyrih, e cila është hapur para më shumë se një viti si pilot projekt. Ai dëshiron të krijojë një pasqyrë për atë se si po ka mundësi të funksionojë me sukses në Zvicër përmbyllja kaq e shpejtë e procedurave të azilit. Në përgjithësi Kreuzer e ka quajtur “të shkëlqyer” sistemin zviceran të azilit.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












