Uncategorized
Bashkimi familjar në Zvicër shumë i vështirë
Bashkimi familjar, veç vështirësive tjera vazhdimisht është i dyshuar si mundësi për keqpërdorim
Disa organizata zvicerane që mbikëqyrin problematikën e azilit dhe të të huajve kanë bërë një raport në të cilin kritikojnë politikën e azilit të autoriteteve zvicerane. Kritikat e tyre janë drejtuar veçanërisht në pengesat që sipas tyre, ua krijon ligji për të huajt personave të huaj që duan të realizojnë bashkimin familjar.
Në këtë fushë shpeshherë shkaktohen probleme pa shtegdalje.
Fajin për këtë e kanë ligjet e ashpra në këtë fushë dhe kërkesat shumë të ndryshme që paraqesin kantonet për bashkimin familjar. Po kështu, bashkimi familjar vazhdimisht është i dyshuar si mundësi për keqpërdorim.
Veç kësaj, autorët e raportit theksojnë se për të realizuar bashkimin familjar kërkohen kushtet e duhura, si banesa e përshtatshme dhe mëvetësia financiare. Shpeshherë për shkak të kritereve të ashpra mbetet njëri fëmijë të jetojë vetëm me njërin prind.
Një karakteristikë që e kanë potencuar organizatat në fjalë është se shtetasit zviceranë qëndrojnë më keq se shtetasit e vendeve të BE-së dhe të EFTA-s në rastin e bashkimit familjar.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












