Tematike
Bashkimi familjar në kohë pandemie
Edhe përkundër kufizimeve nga pandemia, gjatë vitit 2020 janë realizuar afërsisht 2.000 raste bashkimi familjar në raportin Zvicër-Kosovë. Mexhid dhe Altuna Miftari flasin për albinfo.ch rreth përvojës së tyre
Realizimi i ëndrrës për të bërë një martesë me tradita shqiptare u bë i pamundur për çiftin Mexhid dhe Altuna Miftari. Këta të rinj, për shkak të pandemisë Covid-19, nuk ia dolën të bëjnë fejesën e tyre të organizuar paraprakisht në vendlindje për verën 2020, vendi ku ishin njohur, në vitin 2016.
Pasi fejesa nuk u realizua siç ishte paraparë, Mexhidi i cili vjen nga komuna e Bujanocit vendosi së bashku me gruan e tij Altunën e cila jeton në Zvicër, të bëjnë kurorëzimin më 26 shkurt 2021, në Appenzell të Zvicrës, kështu që të mund të jetonin së bashku.
Megjithatë, për shkak të kufizimeve që shtetet kanë vënë për t’u mbrojtur nga përhapja e koronavirusit, bashkimi familjar për çiftet e reja është vështirësuar edhe më shumë.
Një kurorëzim me telashe
“I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet në Zivilstandesamt (Zyra e Shërbimit Civil) në Appenzell, të Zvicrës. Gruaja ime ka nënshtetësinë zvicerane, jemi martuar më 26.02.2021, e tash na kanë thënë se duhet, që unë të kthehem në Serbi, në Bujanoc, për ta marrë vizën D. Por aktualisht është problem me u kthy edhe siç e dim ne, duhet të na e japin direkt Lejen e qëndrimit B (Aufentshaltsbewilligung B). Për këtë arsye, i kemi dorëzuar edhe njëherë të gjitha dokumentet në SEM (Staatsekretariat fur Migration), ku na kanë thënë se do t’i rishikojnë, nëse mund të ketë zgjidhje për këtë”, tregon Mexhid Miftari.
Me probleme të ngjashme po përballen edhe shumë çifte të tjera, të cilët vijnë nga troje të ndryshme shqiptare dhe po kërkojnë bashkim familjar me gruan/burrin e tyre në Zvicër, të cilët kanë dërguar shumë pyetje rreth kësaj çështje në adresë të Albinfo.ch.
Për çfarë shërben “Visa D”?
Ndryshe, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka treguar për Albinfo.ch, se brenda vitit 2020 i kanë lëshuar 1945 “Visa D”. Por, edhe pse e kanë reduktuar numrin e vizitorëve, sipas tyre nuk është evidentuar ndonjë problem në pajisjen e qytetarëve me viza për bashkim familjar.
Siç kanë sqaruar ata, leja e quajtur “Visa D” nuk është ekskluzivisht vetëm për bashkim familjar dhe numri i vizave të lëshuara (Visa D), nuk e tregon saktësisht sa prej tyre kanë qenë për bashkim familjar. Kjo, për faktin se ato u lëshohen edhe personave të cilëve u ka skaduar validiteti i vizës gjatë kohës sa janë në Kosovë, apo edhe atyre që kanë humbur dokumentacionin e tyre të qëndrimit në Zvicër.
Megjithatë, sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, shumica e vizave D, kanë të bëjnë me bashkim familjar dhe përgatitjet për martesë. Statistikat e sakta të kategorive të caktuara në marrjen e vizave për vitin 2020 ende nuk janë bërë publike nga SEM.
Ndryshe, ende nuk dihet se kur do të hapet aplikimi për të gjitha llojet e vizave në Ambasadën e Zvicrës në Kosovë, ashtu siç ishte para marsit të vitit 2020.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?