Kosova
Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Austrisë, në rritje
Zyra Tregtare e Austrisë në Prishtinë (Oda Ekonomike Federale e Austrisë) ka organizuar një aktivitet, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues institucionalë dhe përfaqësues të bizneseve vendore e austriake, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger, i cili vlerësoi lart bashkëpunim e bizneseve austriake me ato kosovare.
“Më vjen mirë që shoh prezent një numër kaq të madh të bizneseve kosovare e austriake dhe, në të njëjtën kohë, kjo është një dëshmi e mirë që ka bërë Oda tregtare, për çka e falënderoj për kontributin e dhënë në këtë drejtim zonjën Huruglica”, tha ai.
Ndërsa, drejtoresha e Zyrës Tregtare të Austrisë në Kosovë, Vjosa Huruglica, tha se ky aktivitet organizohet për të thelluar më shumë bashkëpunimin mes bizneseve austriake dhe atyre kosovare.
“Kosova dhe Austria kanë pasur bashkëpunim të hershëm, edhe ky aktivitet në të cilën marrin pjesë bizneset e dy vendeve tregon se sa i rëndësishëm është edhe komunikimi i ndërsjellë lidhur me mundësitë dhe potencialet ekzistuese”, tha ajo.
Ndërsa ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se Austria ka qenë një ndër shtetet e para që ka përkrahur Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Nuk duhet harruar se Austria ishte vendi i parë që i pranoi diplomat e Kosovës, pra po flasim para luftës së vitit 1999, pra ajo ka qenë një nga shtetet e para mike që ka ndihmuar Kosovën. Sot është koha që dy vendet të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko tregtar”, tha ai.
Sipas tij, Kosova ka shumë mundësi për bashkëpunim me Austrinë, një ndër fushat që mund të rritet bashkëpunimi është edhe fusha e metaleve, pasi që, siç dihet, Kosova ka shumë fabrika të përpunimin e metaleve.
Gërxhaliu vlerësoi se një problem i madh është mosliberalizimi i vizave.
“Shpresoj se Austria do të ndikojë pozitivisht që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më shpejt”, tha ai.
Edhe mbështetësi i këtij aktiviteti, Njazi Musliu, i cili vjen nga fusha e metaleve tha se bashkëpunimi tregtar me Austrinë ka rëndësi strategjike për Kosovën.
E-Diaspora
-
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së Tubimi do të mbahet të shtunën, më 19 shtator, në Helvetiaplatz, me fillim nga ora 15:00... -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












