Muzikë
Bashkatdhetarët e Gjenevës i bëjnë befasi këngëtares shqiptare për 50-vjetorin në skenë
Para pak ditësh, Shoqata “Komuniteti Shqiptar” dhe “Ansambli Gëzuar” në Gjenevë me rastin e jubileut të 50 – me këngën dhe skenën artistike të solistes shumë të çmuar, organizuan një befasi madhështore për artisten e vlerave të mëdha shqiptare – Shkurte Fejza, përcjell albinfo.ch.
Valltaret nga “Ansambli Gëzuar”, me spikatje nga veshjet kombëtare, pastaj prindër dhe anëtarë kryesie të shoqatës “Komunitetit Shqiptar” të mbledhur në sallën «Villa Tachinni» në Gjenevë me një prezencë madhështore dhe nën përcjellën e këngës «Mora fjalë» si dhe duartrokitje të shumta, pritën artisten dhe bilbilin e këngës shqipe, të adhuruarën Shkurte Fejza. Kjo prezencë dhe kjo pritje aq e ngrohtë sikur emocionoi solisten, e cila në shenjë falënderimi i përshëndeti ngrohtësisht mbi njëqind të pranishëm të cilët ndodheshin aty.
Për një çast, fjalët u dukën të tepërta…
SHKURTE FEJZA
Mjeshtre e madhe
Mirë se erdhe në konakun tonë
50 të vite në skenë
Ikona jonë
Mikpritja, respekti dhe adhurimi për ikonën e këngës shqipe nuk qëndronte vetëm në këta rreshta, por gjithandej nga të pranishmit, të cilët kishin ardhur për ta uruar e takuar solisten.
Nga ana tjetër, këngëtarja shqiptare u shpreh: “Ishte befasia më e këndshme që kam përjetuar kohëve të fundit dhe nuk do ta harroj kurrë. Pritja që në aeroport dhe pastaj në selinë e Shoqatës ishte e mrekullueshme dhe ju falënderoj nga zemra. Vlerësimi me mirënjohje dhe prezentimi me aktivitetet dhe punën e palodhshme që po e bëni janë dhurata më e mirë për mua. Komuniteti shqiptar në Gjenevë është shembull se si ruhet dhe kultivohet tradita shqiptare kudo nëpër botë dhe do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të Kosovës.
P.S. Nganjëherë ngjarjet ndodhin paplanifikuar sikur kësaj radhe dhe unë edhe zyrtarisht këtë ditë e shpall si fillim i kremtimit të 50-vjetorit të karrierës sime artistike, e cila do të kulmojë në Prishtinë e Tiranë”, u shpreh ajo. /Albinfo.ch


Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










