Shkurt.ch
Edhe në barometrin e fundit para zgjedhjeve, e djathta në epërsi
Edhe barometri më i ri, i fundit para zgjedhjeve nacionale të 18 tetorit e vendos të djathtën fituese kundrejt të majtës dhe e rikonfirmon trendin e rrëshqitjes drejt të djathtës që po tregon elektorati zviceran. Megjithatë, në krahasim me një sondazh të publikuar javën e kaluar, ky i fundit, i realizuar nga Instituti GFS Bern me porosi të SRG, ndryshimet në favor të partive të djathta i paraqet paksa më të moderuara.
Kështu, partia më e madhe në vend SVP/UDC sërish ka dukshëm më shumë ithtarë se partitë tjera, gjegjësisht për të do të votonin 27.9% të zviceranëve që është 1.3% më shumë se në zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa në sondazhin e kaluar ishin 29%. Por edhe SP/PS sipas barometrit më të ri përjeton një rritje edhe pse të vogël: nga 18.7% (viti 2011) në 19.2%. FDP/PLR sipas matjes së fundit të opinionit do të rritej nga 15.1% në 16.7% ndërsa CVP/PDC do të pësonte një rënie prej 0.8% gjegjësisht do të binte në 11.5%.
Rënie do të pësonin edhe Partia e Gjelbër (GPS) nga 8.4% në 7.2%, GLP nga 5.4% në 5% dhe BDP nga 5.4% në 4.6%
Të gjitha këto shifra do të dilnin sikur zgjedhjet të mbaheshin nga 27 shtatori i këtij viti. Natyrisht, me margjinat e pashmangshme të gabimit pre 2.2%.
Barometri është marrë edhe me temat më nxehta që aktualisht shqetësojnë zgjedhësit e Zvicrës. Me 48% shkëputet larg nga të tjerat tema e migracionit si çështje që kërkon zgjidhje urgjente. E dyta, me vetëm 9% është politika evropiane e vendit ndërsa në vendin e tretë të shqetësimeve të zviceranëve del papunësia.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë