Shkurt.ch
Zviceranët duan më shumë rrugë biçikletash, e më pak zhurmë trafiku
Banorët zviceranë janë përgjithësisht të kënaqur me shërbimet e transportit publik, por ata dëshirojnë të shohin më shumë korsi dhe infrastrukturë më të mirë për biçikleta, përcjell albinfo.ch.
Një sondazh online i kryer në shtatë qytete dhe qyteza në gjermanofolëse dhe në frankofolëse, në mes të gushtit dhe tetorit të vitit të kaluar, 84% të të anketuarve ishin në favor të zgjerimit të zonave për këmbësorë dhe shtigjeve të biçikletave.
Më shumë se 8,000 njerëz mbi moshën 16 vjeç morën pjesë në studimin e kryer nga Shoqata e Qyteteve Zvicerane.
Rreth 63% e të anketuarve thanë se politika aktuale e trafikut ishte shumë e mirë ose e kënaqshme, sidomos për shkak të shërbimeve ekzistuese të transportit publik. Ka dallime të konsiderueshme në mes të qyteteve, sipas një deklarate të botuar të martën, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, shumë të anketuar kritikonin rrjetet ekzistuese të biçikletave si të pakënaqshme.
Bllokimi i trafikut, mungesa e hapësirës për parkim dhe zhurma shpesh përmendeshin si pasoja negative të lëvizshmërisë, përcjell albinfo.ch.
Shtatorin e kaluar votuesit e miratuan me shumicë dërmuese një propozim për të rritur infrastrukturën e çiklizmit në mbarë vendin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











