Kosova
Banorët e parë “shijojnë” lagjen “Chelsea Point”
Lagjja angleze “Chelsea Point” në Prishtinë, e ndërtuar me arkitekturë dhe standarde angleze të stilit ‘Regency’, tashmë ka filluar t’i mirëpresë banorët e parë teksa po fillojnë jetën e tyre të re në kë lagje.
E vendosur në një natyrë jashtëzakonisht të bukur, “Chelsea Point” është lagjja e vetme banuese e këtij stili dhe standardi në Kosovë dhe Ballkan, e cila shquhet për qetësinë dhe ambientin relaksues. Vetëm 7 minuta larg qytetit të Prishtinës, Bërnica Park është përzgjedhur si vendi ideal për ndërtimin e kësaj lagjeje, duke marrë parasysh nevojën për ajër dhe ambient të pastër, natyrë të bukur për çlodhje nga ngarkesat e përditshme dhe jetesë kualitative.
Investitori anglez, Alan Fox, shprehet se bukuria e natyrës së Bërnicës e inspiroi për idenë që të sjellë në Kosovë shtëpitë e mirënjohura angleze të stilit ‘Regency’, të cilat shquhen për arkitekturë dhe dizajn unik, kualitet dhe reputacion të pashoq për madhështi dhe elegancë. “Jemi shumë entuziastë teksa shohim banorët e parë që po shpërngulen për të filluar jetën e tyre të re në ‘Chelsea Point’. Ne kemi ndërtuar gjithçka me përkushtimin më të lartë, që të bëjmë realitet këtë projekt përrallor. Ne nuk ndërtojmë vetëm shtëpi, ne ndërtojmë ëndrra”, u shpreh z. Fox.
Përderisa faza e parë e punimeve ka përfunduar dhe banorët e parë po shpërngulen që të fillojnë jetën e tyre të re në Bërnica Park, me rastin e fundvitit “Chelsea Point” ka në shitje shumë prona me oferta festive për fundvitit, me kushte dhe mundësi kredimarrjeje të jashtëzakonshme. Na ndajnë vetëm pak ditë nga lajmërimi i një oferte që ndodh një herë në jetë për njërën nga shtëpitë e “Chelsea Point”, andaj mos harroni të ndiqni ofertat dhe lajmet e tyre!
Për më tepër, vizitoni www.chelseapoint.net ose telefononi në 045 703 032.



/publireportage/
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht












