Kosova
Banorët e Gostivarit dënojnë planin për sulm terrorist në Vjenë
Banorë të një lagjeje pranë Gostivarit, prej nga ka origjinën familja 19-vjeçarit Beran Aliji, i dyshuar për planifikim e një sulmi terrorist në Vjenë të Austrisë, e rastin, ndërsa të afërm të tij prapa kamerave shprehen të tronditur.
Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Gostivari, ekspertë të çështjeve të sigurisë fajësojnë klerin fetar mysliman për indokrtinimin e të rinjve nga rajoni.
Kjo është lagja Pitarnicë në dalje të Gostivarit në drejtim të fshatit Çajlë. Banorët thonë se këtu është shëpia e familjes Aliji që ka emigruar në Austri, siç bëjnë shumë banorë të tjerë në kërkim të një jete më të mirë. Për rastin e Beran Alijit banorët e këtushëm nuk kanë dëshirë të flasin dhe pothuajse nuk e njohin meqë është lindur dhe rritur në Austri.
Kushërinjtë e të dyshuarit shprehen me keqardhje për atë që ka ndodhur prapa kamerës sepse nuk duan të flasin publikisht.
Banorë të tjerë, siç është Muzafer Selmani, e kanë të vështirë ta besojnë se si një djalë i ri me origjinë nga ky rreth mund të përgatisë një akt terrorist, për çka akuzohet nga autoritetet austriake:
“Më vjen habi se si një fëmijë… më erdhi habi se si shqiptarët apo myslimanët kanë arritur në një gjendje të bëjnë terrorizëm… Ne shkojmë për një kafshatë buke atje të punojmë e jetojmë. Nuk më besohet… ne jemi të mësuar dhe përherë na kanë ngarkuar me sherre”, thotë Selmani.
Të rinjë që kalojnë kohën në një kafene të lagjes nuk kanë dëgjuar për rastin e as nuk e njohin familjen Aliji.
“Unë për atë rast dëgjoj nga ju dhe nëse është bashkëqytetar i yni është një gjë tragjike dhe duhet familjarët të shohin se a ka pasur ai ndonjë sëmundje apo pse ka ardhurr deri tek ai rast. Ne nuk e njohim personin”, thotë Mevlan Zendeli, një ekonomist me profesion nga lagja Pitarnicë e Gostivarit.
Autoritetet komunale të Gostivarit, po ashtu nuk dëshirojnë të pronocohen lidhur me rastin, me arsyetimin se familja në fjalë nuk jeton këtu dhe se janë shtetas të Austrisë.
Sipas ekspertëve të çështjeve të sigurisë, të rinjtë shqiptarë të besimit islam nga Maqedonia e Veriut, deri para pak vitesh kanë qenë pre e rekrutimit për nevojat e Shtetit Islamik apo strukturave të tjera në Lindjen e Mesme dhe ky numër ka shkuar në disa qindra, por me miratimin e ligjit nga Parlamenti në Shkup për dënimin e shtetasve që angazhohen nëpër ushtri dhe luftëra të huaja dhe me dobësimin e Shtetit Islamik, numri i këtyre personave vlerësohet se ka rënë dukshëm.
Profesori Mitasin Beqiri, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe ligjërues universiteti i të Drejtës Penale dhe Kriminologjisë, në një bisedë me Zërin e Amerikës e vlerëson rastin e fundit në Vjenë si “terrorizëm politik të jashtëm që merr përmasa më të mëdha”.
“Çështja e kriminalitetit politik apo e ekstremizmit, terrorizmit merr përmasa më të mëdha, fatkeqësisht dhe nuk zgjedh as moshën e re e as kufijtë. Terrorizmi i kalon kufijtë e territorit nacional të një shteti apo vendi. Fatkeqësisht, tentuesi për një akt të pahijshëm në Vjenë ndodhi të jetë (me origjinë) nga këtu dhe kjo tregon se ekstremizmi nuk njeh as vend e as kufij”, thotë Beqiri.
Eksperti e shikon mungesën e bashkëpunimit dhe bashkërenditjes midis shkollës, pushtetit vendor, atij qendror dhe vetë familjes si burim i vënies nën ndikime idologjike dhe devijimit të të rinjve.
Zoti Beqiri, i cili është dhe banor i komunës së Gostivarit, vlerëson se kleri fetar e nxit indoktrinimin, apo nuk angazhohet për largimin e të rinjve nga këto veprime.
“Burimi i ideologjisë mund të thuhet se vjen nga Lindja e Afërt; dikush thotë nga Irani, Iraku, apo Siria. Sido që të jetë, burimi vjen nga aty ku është, por këtu kur gjejnë hapësirë veprimi është më e keqja se kur dikush që është i thirrur ta parandalojë këtë lloj dukurie negative – ata janë të kyçur në këtë lloj kriminaliteti. Faktikisht, edhe kleri, nëse e ka për detyrë të merret… edhe në ajetet kuranore thuhet se ndalohet dhe nuk lejohet terrorizmi, vrasja, maltretimi, keqpërdorimi, etj”, shprehet Beqiri.
Mitasin Beqiri bën thirrje që shoqëria të jetë më aktive në parandalimin e këtyre sjelljeve dhe veprimeve ekstremiste.
“Paralelisht duhet të merren disa institucione me këtë dukuri negative të kriminalitetit, si: organet e rendit, gjyqësorit, shoqëria në tërësi dhe politika e vendit”, thekson eksperti i çështjeve të sigurisë.
I dyshuari kryesor për përgatitjen e aktit terrorist në koncertin e këngëtares amerikane, Taylor Swift, 19-vjeçari Beran Aliji planifikoi të sulmonte shikuesit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, deri në 30,000 çdo natë, me 65,000 të tjerë brenda stadiumit, me thika ose mjete shpërthyese artizanale.
Komploti, sipas autoriteteve austriake ishte frymëzuar nga grupi Shteti Islamik dhe nga al-Kaida, teksa i dyshuari kryesor, si dhe 18-vjeçari i arrestuar të enjten, “u betuan për besnikëri” ndaj Shtetit Islamik./VOA
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












