Lajme
Banorët e goditur nga tërmeti kanë frikë të rikthehen në banesa
6 janari ishte dita kur të strehuarit në hotele, banesat e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti i 26 nëntorit, duhet t’i linin këto ambiente, por pavarësisht kësaj, ata nuk janë larguar prej aty, shkruan balkanweb.com.
Në hotelet e Golemit vijojnë të strehohen qindra banorë të Durrësit në pamundësi për të gjetur një tjetër banesë e për të vijuar jetën normalisht.
Banorët ankohen se shtëpitë me qira mungojë dhe çmimi i tyre është rritur shumë, për shkak të kërkesave tepër të larta. Përveç kësaj, ata thonë se deri tani askush nuk ka vlerësuar dëmet dhe sigurinë e pallateve dhe kanë frikë të rikthehen aty.
Pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima dhe dëmtoi shume pallate dhe banesa me qindra qytetarë u strehuan në hotele, por edhe pasi ka kaluar më shumë se një muaj ata presin për një zgjidhje dhe ankohen për mungesë vëmendjeje nga institucionet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri
Jeta në Austri
-
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona Të dielën, stuhi të dhunshme do të kalojnë nëpër Austri: Në Waldviertel, tashmë kishte filluar para... -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri















