Lajme
Bankat, norma të larta të interesit
Ndërmarrjet dhe bizneset për të zgjeruar investimin e tyre detyrohen të marrin kredi në bankat komerciale me norma tejet të larta të interesit
Qeveria nuk ka përgjigje se pse bizneset e kanë të vështirësuar qasjen në financa, ndërsa përfaqësues të odave ekonomike dhe ekspertë të fushës kritikojnë mungesën e vizionit shtetëror.
Në Raportin e Progresit për Kosovën, të publikuar ditë më parë, një ndër pengesat kryesore për zhvillim të ndërmarrjeve konsiderohet edhe qasja në financa.
Përderisa komuniteti i biznesit dhe ekspertë të ekonomisë thonë se në këtë drejtim mungojnë projektet serioze dhe një strategji e mirëfilltë, në Ministrinë e Financave arsyetohen me disa sqarime, duke hezituar të japin shpjegime se përse deri më tani ka munguar krijimi i institucioneve, ku ndërmarrjeve dhe bizneseve do t’i jepej mundësia për qasje në financa me norma të ulëta të interesit, shkruan Kosova Sot.
Në mungesë të një banke zhvillimore, apo ndonjë banke të ngjashme, ndërmarrjet dhe bizneset për të zgjeruar investimin e tyre detyrohen të marrin kredi në bankat komerciale me norma tejet të larta të interesit, gjë që në shumë raste dalin të jenë të papërballueshme.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, në vitin 2012 normat e interesit për kredi u karakterizuan me rënie, ndërkaq normat e interesit për depozita me rritje. Megjithatë, kamatat e kredive në Kosovë janë më të lartat në rajon.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












