Lajme
Banka zvicerane rrit fitimet me 40 %
Banka raportoi një fitim neto prej 1.6 miliardë dollarë në tremujorin e përfunduar në Mars 2020, me rreth 40%
Gjigandi bankar zviceran UBS shënoi një rritje prej 40% të fitimeve neto në tremujorin e parë të vitit 2020, duke reflektuar pjesërisht rritjen e aktivitetit të klientëve gjatë pandemisë koronavirus.
Banka, e njohur për kujdesin ndaj klientëve të pasur, raportoi një fitim neto prej 1.6 miliardë dollarë në tremujorin e përfunduar në Mars 2020, me rreth 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe tha se ishte në gjendje të mbështesë klientët me “këshilla, kredi dhe likuiditet në kohën kur atyre u duhen më shumë”, transmeton Scan.
Rezultatet optimiste të bankës zvicerane vijnë në një kohë kur pandemia e koronavirusit ka ndalur bizneset në të gjithë botën dhe ka bërë presion ndaj bankave pasi klientët kanë zvogëluar transaksionet jo thelbësore, përcjell albinfo.ch.
“Si rezultat i viteve të ekzekutimit të disiplinuar strategjik, menaxhimit të rrezikut dhe investimeve të qëndrueshme të teknologjisë, ne hyjmë në këto kohë të trazuara në një pozicion të favorshëm”, tha CEO Sergio Ermotti në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













