Shkurt.ch
Banka Nacionale e Zvicrës, 50 miliardë humbje në 6 muaj
Pjesa e humbjes që i referohet pozicionit të frangut kundrejt valutave të huaja mbërrin në 47.2 miliardë franga ndërsa pjesa që ka të bëjë me çmimin e arit, 3.2 miliardë
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) ka prezantuar sot shifrat e afarizmit të saj brenda gjashtë muajve të parë të vitit. Ato dëshmojnë për një humbje prej 50.1 miliardë frangash në periudhën nga janari deri në fund të qershorit.
Humbja në radhë të parë vjen nga ngritja e vlerës së frangut, që ndodhi pasi që, nga mesi i janarit të këtij viti SNB kishte hequr kursin minimal të frangut ndaj euros. Po ashtu edhe kursi i ulët i arit në treg ka pjesën e vet të ndikimit në këtë humbje.
Më konkretisht, pjesa e humbjes që i referohet pozicionit të frangut kundrejt valutave të huaja mbërrin në 47.2 miliardë franga ndërsa pjesa që ka të bëjë me çmimin e arit, 3.2 miliardë.
Humbja prej 50 miliardësh po bën që të shkrihen edhe rezervat e SNB-së, njofton srf.ch. Ndërkaq, vetëm nga fundi i vitit do të shihet nëse Banka Nacionale e Zvicrës do të ketë mundësi që, si zakonisht, të shpërndajë shuma të caktuara parash nga fitimi i saj në federatë dhe në kantone. Parimisht, për të ndodhur kjo, duhet që humbjet brenda tërë vitit të ulen në masë të dukshme.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











