Integrimi
Balkanspring promovohet në Suedi
Dyqani digjital Balkanspring.com u promovua të shtunën në pavijonin Morsika në Malmö të Suedisë. Balkanspring është një nga projektet e kompanisë norvegjeze Athene Prosjektledelse, përkatësisht Athene Kosovo - degës së saj në Kosovë.
I pranishëm në promovimin e Balkanspring.com ishte edhe Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi. Ky dyqan online iu mundëson prodhuesve dhe dizajnerëve kosovarë që produktet e tyre t’jua shesin online konsumatorëve global.
Balkanspring.com – butiku digjital përmes të cilit mund të blihen online produkte punëdore nga Republika e Kosovës, u promovua edhe në mesin e diasporës së Kosovës në Malmö të Suedisë ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve nga Kosova dhe të tjerëve me prejardhje nga vendet e Ballkanit. Balkanspring u prezantua në pavijonin Morsika të Malmös.
Liridona Gashi nga Athene Prosjektledelse, Norvegji tha se Balkanspring është një mundësi për zhvillim ekonomik. “Në një shtet të vogël si Kosova, dhe njëkohësisht me një diasporë të madhe, ekzistojnë shumë mundësi për të zhvilluar dhe përforcuar sektorë të ndryshëm të shtetit, e posaçërisht atë ekonomik”, tha Liridona Gashi.
Ndërkaq Jetish Jashari zëvendës ambasador i Republikës së Kosovës në Suedi tha se “Kosova duhet të krenohet me potencialin njerëzor që ka, dhe po të investohet dhe të jepet mundësia për ta dëshmuar kreativitetin dhe potencialin, do të arrijmë të kemi një ekonomi të zhvilluar dhe Balkanspring është mundësia për ta treguar potencialin tonë në botë”.
Kurse Sara Fusha menaxhere e projektit të Balkanspring në Kosovë shtoi se “qëllimi i Balkanspring është t’ju ndihmojë prodhuesve të Kosovës ti shesin produktet e tyre jashtë vendit sepse këto produkte dhe këta prodhues e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë kualitet dhe kanë potencial të konkurrojnë në tregun europian dhe Balkanspring është mundësi e mirë”.
Promovimi i Balkanspring.com vazhdoi me ekspozitën e produkteve që mund të blihen në Balkanspring. Aty u paraqiten kreacionet e prodhuesve që janë pjesë e Balkanspring.com. Prezantimi u pasua me koktej të shoqëruar nga tingujt e performancës muzikore nga Dardan Bakraqi dhe Dan Linden.
Balkanspring.com përfshinë afro 40 prodhues dhe dizajnerë nga Republika e Kosovës, ku synimi kryesor është ti ofrojë produktet e tyre online drejt klientëve anembanë botës, por edhe tek ata në Ballkan.
Balkanspring është një platformë online e dedikuar të sjellë një gamë të gjerë të produkteve nga Kosova të punuara me dorë si ato moderne deri tek ato tradicionale si rroba, këpucë, akcesorë, dhurata, magazina dhe produkte të bukurisë.
Athene Kosovo është implementuese e Balkanspring.com, projekt ky i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, thuhet në një komunikatë për media.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













