Lajme
BAG: 2135 raste të reja dhe 11 vdekje brenda 24 orëve të fundit
Mesatarja 7 ditore është 6 të vdekur në ditë ose 2 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 2135 raste të reja sot, e martë, që kanë rezultuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve është kështu 2073 ose 3 për qind më shumë se në javën e kaluar, raporton srf.ch. Trendi gjatë javës që shkoi po shënon një rritje të lehtë, ndonëse dje dje sot ka pasur sërish një ulje të vogël, shhkruan albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 318.18.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 8.8 për qind, praktikisht e njëjtë me atë të javës së kaluar.
Numri i testimeve në një mesatare 7 ditore është 26,217 teste në ditë, që është 3 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 11 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7 ditore është 6 të vdekur në ditë ose 2 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,114 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 4 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 84.0 përqind të zëna, ndërsa, përfshirë shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 75.0 për qind, përcjell albinfo.ch. Nga këta, 27 përqind janë të zënë nga të sëmurët me Covid 19.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














