Shkurt.ch
Aziatikët “shpëtojnë” sezonin e turizmit dimëror në Zvicër
Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, numri i bujtjeve ka shënuar një ngritje për 2 për qind duke u ndalur në shifrën 15.7 milionë.
Gjatë sezonit dimëror që kaloi, në hotelet zvicerane ka pasur një ngritje të numrit të mysafirëve në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë, numri i bujtjeve ka shënuar një ngritje për 2 për qind ose plus 314’000 sish duke u ndalur në shifrën 15.7 milionë.
Një pjesë e rritjes është konstatuar falë faktit se në këtë sezon janë marrë parasysh edhe të dhënat e 14 hoteleve për të rinj (bujtina) që më parë nuk janë marrë në shqyrtim, transmeton albinfo.ch. Po të hiqet ky faktor, sërish ka një ngritje të bujtjeve, por dukshëm më të vogël, gjegjësisht 0.8 për qind.
Rritjen më të madhe e ka shënuar numri i turistëve nga Azia, i cili konsiderohet se “e ka shpëtuar” këtë sezon. Nga ana tjetër, rënia më e madhe është shënuar në numrin e turistëve të ardhur nga Britania e Madhe.
Shtimin më të madh të bujtjeve, me 26.4 për qind e kanë shënuar turistët nga Koreja e Jugut dhe me 17.5% ata nga India. Turistët nga Kina (pa Hong Kongun) kanë pasur një shtim të bujtjeve për 7.6%. Një rritje e ka pasur edhe numri i bujtjeve nga turistët amerikanë (SHBA), me 7.9%.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë














