Azem Syla dhe Kadri Veseli vazhdojnë t`i mbajnë “vizat C” të Zvicrës
Dy bashkëpunëtorët e Thaçit kanë leje qëndrimi në Zvicër dhe kjo, sipas gazetës SonntagsZeitung, duhet rishikuar
Gazeta “SonntagsZeitung”, në botimin e sotëm shkruan se dy ndër njerëzit më të besueshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit: Azem Syla dhe Kadri Veseli posedojnë leje të përhershme qëndrimi (C) në Zvicër.
Dhe kjo, për pozicionet politike që ata kanë mbajtur, sipas gazetës, është në kundërshtim me ligjin.
“Ligji parasheh që të huajt me status qëndrimi të përhershëm (C) duhet të kenë si vendqëndrim kryesor Zvicrën dhe ata duhet të dëshmojnë angazhimin e tyre për të mbajtur këtë leje qëndrimi”. Ndërkaq, siç konstaton gazeta, të dy, Syla dhe Veseli janë aktivë dhe të njohur në skenën politike kosovare. Së fundi Azem Syla është zgjedhur edhe deputet në Parlamentin e Kosovës”.
Ndërsa EULEX-i kishte sugjeruar që ai të mos kandidohej për deputet, për shkak se i ngarkohej implikimi në vepra të dënueshme, shkruan më tutje në këtë gazetë.
SonntagsZeitung në vazhdim thekson se në saje të lejes së qëndrimit në Zvicër, dy të lartpërmendurit kanë mundësi të lëvizin pa detyrim vize në gjithë Evropën.
Kjo gazetë është interesuar më tutje për vendqëndrimin në Zvicër të dy bashkëpunëtorëve të Thaçit, me ç`rast ka mësuar se Azem Syla ka lejen e qëndrimit në kantonin e Soloturnit.
“Enti për Migracion i kantonit do të hetojë të dhënën se Azem Syla së fundi është zgjedhur në parlament”, ka thënë drejtuesi i sektorit, Peter Hayoz. “Në rast se vërtetohet informata që kemi, do të duhet të shikohet nëse kjo gjendje është në përputhje me të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër”, ka thënë Hayoz.
Edhe Hashim Thaçi, i cili ka qëndruar disa vite në Zvicër, thotë gazeta ka pasur lejen e qëndrimit në këtë vend, leje e cila, bashkë edhe me statusin e refugjatit të pranuar, i është marrë në vitin 2000.
SonntagsZeitung më tutje thotë se si Azem Syla ashtu dhe Kadri Veseli përmenden në raportin e Marty-t si njerëz të afërt me kryeministrin e sotëm të Kosovës, Hashim Thaçin, gjatë dhe pas luftës.
Ajo përkujton postet që kanë mbajtur të dytë gjatë kësaj kohe: Azem Syla, komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe pas lufte ministër i mbrojtjes, ndërsa Kadri Veseli, shef i SHIK-ut deri në shuarjen e tij në viti 2008.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










