Lajme
Avokatja e suksesshme shqiptare flet në Parlamentin britanik
Ajo tregoi për përvojën si avokate, si drejtuese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanikë dhe si përfaqësuese për Britaninë e Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës.
Avokatja shqiptare në Britaninë e Madhe, Brikena Muharremi, mori pjesë në veprimtarinë e zhvilluar në Parlamentin britanik në Londër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shkruan albinfo.ch.
Në fjalën e saj ajo tregoi për përvojën si avokate, si drejtuese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanikë dhe si përfaqësuese për Britaninë e Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës.
“Ishte kënaqësi që isha e ftuar dje të flas në Parlamentin britanik në Londër me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas në takimin e organizuar nga organizata Kosovar Albanian Youth Against Violence (KAYAV) dhe mbështetur nga Martin Vickers, deputet britanik dhe drejtues i Grupit Parlamentar për Kosovën. Ky takim kishte si fokus temën e barazisë gjinore si dhe dhunës ndaj gruas duke përkujtuar edhe gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Gjatë prezantimit tim ndava me të pranishmit përvojën time si avokate, si drejtuese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptaro-Britanik dhe si përfaqësuese për Britani të Madhe në Këshillin Koordinues të Diasporës”, u shpreh Muharremi.
Takimi kishte në qendër të diskutimeve temën e barazisë gjinore dhe dhunën ndaj gruas, duke përkujtuar edhe gratë, viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë.
“Ndër tjera u shpreha se arritja e barazisë gjinore në shoqëri dhe mbrojtja e të drejtave të viktimave të krimit është obligim yni si qytetarë dhe si profesionistë. Në takim gjithashtu foli edhe Julie Ward, ish-deputete britanike në Parlamentin Evropian dhe artistja Alketa Xhafa Mripa prezantoi dokumentarin e saj ‘Mendoj për ty’. Takimi u moderua nga gazetarja Kristalé Ivezaj Rama dhe kishte pjesëmarrës deputetë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme”, u shpreh ajo.
Brikena Muharremi është e para avokate shqiptare e licencuar në Britaninë e Madhe.
U largua nga Kosova kur ishte 16 vjeç, për të studiuar në shkollat e Britanisë, e tashmë prej 23 vjetësh është vendosur në Londër, ku po pasuron karrierën e saj prej avokateje.
Çelësi i suksesit për Brikenën janë: vizioni i qartë, puna serioze, mosdorëzimi dhe besimi në vetvete. /Albinfo.ch





Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











