Bota
Aviokompanitë pa asnjë aksident
Bëhet fjalë për kompanitë që nuk kanë regjistruar ndonjë aksident ajror me aeroplan në historinë e tyre
Sipas listës që Telegrafit britanik, gjithsej 47 kompani nuk kanë regjistruar asnjë rënie me avionët e tyre, as kanë pasur aksidente fatale. Prandaj, Telegrafi i vlerësoi ato si “linja ajrore të sigurta” dhe pesë prej tyre veçohen si “më të mirat nga më të mirat”, shkruan albinfo.ch.
E para në listë është kompania “Hawaiian Airlines”, e cila funksionon që nga viti 1929 dhe nuk ka pasur asnjëherë aksident, as viktima gjatë gjithë këtyre viteve të fluturimit. Ashtu si ajo, edhe “Easy Jet” nuk ka pësuar ndonjë aksident avionash, por ka qenë duke ecur për më pak kohë – që nga viti 1995, përcjell albinfo.ch.
Për 33 vjetët e ekzistencës së saj, “Ryanair” kishte vetëm një ulje të detyruar në Romë, kur zogjtë depërtuan në motorin e një avioni të tyre, por kurrë nuk kishte një incident serioz.
“British Airways”, një linjë ajrore që ka ekzistuar që nga viti 1974, zbuloi incidentin e vetëm mbi qiellin e Zagrebit, kur avioni i tyre iu afrua një aeroplani tjetër që u largua nga Sllovenia. Që nga viti 1985, asnjë rrëzim avioni nuk është raportuar.
E fundit në listë është kompania ajrore “Qatar Airways”, e cila u themelua në vitin 2004 dhe është më e reja në këtë kompani. Edhe kjo kompani nuk ka shënaur asnjë aksident avioni, por dy nga aeroplanët e saj pësuan zjarr. Megjithatë, gjatë gjithë ekzistencës së kompanisë nuk kishte viktima njerëzore.
Përveç linjave ajrore të listuara më sipër, ekzistojnë edhe 42 kompani të tjera botërore që nuk kanë përjetuar ndonjë aksident avioni.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













