Lajme
Autoritetet angleze i vihen pas Kumbaros
Njësitet policore të kriminalistikës në Angli ka më shumë se dy javë që i janë vënë pas gjurmëve të 59 vjeçarit Kumabro, i cili po shfrytëzon emrin e Shaqë Shatrit
Policia e Britanisë së Madhe ka nisur kërkimet intensive për arrestimin e Ilir Kumbaros, alias Shaqë Shatrit, ish-agjentit të Shërbimit Informativ të Shqipërisë (SHISH) i akuzuar dhe i dënuar më 15 vjet burg për vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, biznesmenit nga Maqedonia.
Njësitet policore të kriminalistikës në Scotland Yard, siç raporton INA, ka më shumë se dy javë që i janë vënë pas gjurmëve të 59 vjeçarit Kumabro, i cili në Angli po shfrytëzon një identitet të kamufluar të emrave kosovarë, Shaqë Shatri.
Ish-agjenti i SHISH-it , Ilir Kumbaro është gjetur fajtor për torturim me pasoja të rënda që çoi në vrasjen e biznesmenit nga Maqedonia, Remzi Hoxha. Ai u dënua në mungesë me 15 vite burg, por nuk u kthye asnjëherë nga “ishulli” për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.
Detektivi Murray Duffin i Policisë Metropolitane të Londrës ka theksuar se policia po vijon kërkimet intensive për të nxjerrë para drejtësisë Kumbaron. “Lajmi rreth burgimit në mungesë vetëm sa e forcon vendimin tonë që të ndihmojmë ta sjellim ate para drejtësisë”, ka theksuar Duffin.
Kumbaro po ashtu nuk është paraqitur para gjyqit Westminster Magistrates Court për dëgjimin rreth ekstradimit të tij në nëntor të vitit 2011. Policia Metropolitane e Londrës, ndërkaq ka apeluar qytetarët që nëse kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e Kumbaros, ta njoftojnë policinë në 0800 555 111.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











