Kosova
Austriaku që u gjet i vdekur në një hotel në Prishtinë, ishte biznesmen
Gernot J. biznesmen, 47-vjeçar, nga Uellsi i Austrisë, pasditen e së premten është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Prishtinë, shkruan gazeta austriake “Kronen Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetës, biznesmeni austriak kishte vizituar disa herë Kosovën për çështje biznesi. Ndër të tjera thuhet se ai kishte pasur një takim në hotel me një partner biznesi. Megjithatë, gazeta ngre dyshimet nëse kishte ndodhur vërtet ai takim dhe nëse mund të ketë lidhje me vdekjen e biznesmenit austriak.
Nëse takimi në të vërtetë ka ndodhur, apo nëse ka lidhje me vdekjen e 47-vjeçarit, është ende e paqartë. Gjithçka që është e sigurt, është se Gernot J. u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit, rreth orës 15:00 pasdite”, thekson ndër të tjera gazeta austriake. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.
Por në Policinë e Kosovës shkurt kanë thënë se nuk kanë njohuri për një rast të tillë, pasi që askush nuk i ka njoftuar se gjatë së premtes ka ndodhur ndonjë vdekje e dyshimtë.
‘Krone Zeitung’ nga burimet e saj thotë se vdekja po cilësohet si vdekje e dyshimtë, duke e lënë të hapur mundësinë që në rast të jetë e përfshirë një palë e tretë. “Është urdhëruar një autopsi për të sqaruar rrethanat e vdekjes”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e gazetës austriake.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










