Bota
Austria ndalon shaminë për vajzat në shkollën fillore
Me një ligj, për të cilin e dhanë votën deputetët e koalicionit qeveritar nga partia konservatore ÖVP dhe partia populiste FPÖ, do të ndalohet në të ardhmen në shkollat fillore “veshja për arsye të fesë apo botëkuptimit, me të cilën lidhet mbulimi i kokës“. Qeveria ka bërë të qartë se ky ligj drejtohet vetëm kundër shamisë së kokës te myslimanët dhe jo kundër “kipas” karakteristike të hebrenjve apo “patkës” së Sikhëve.
“Nënshtrim“
Zëdhënësi për çështjet e edukimit politik të partisë FPÖ, Wendelin Mölzer, tha se me ndalimin e shamisë së kokës dërgohet një sinjal kundër islamit politik. Kurse deputeti konservator i ÖVP-së, Rudolf Taschner, deklaroi se bëhet fjalë për atë që vajzat myslimane të çlirohen nga “nënshtrimi“. Opozita votoi gati e gjitha e bashkuar kundër këtij ligji dhe akuzoi qeverinë se ajo është më shumë e interesuar për publicitet dhe jo për të mirën e fëmijëve, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Para vendimit në Parlament, Qeveria austriake bëri të ditur se ajo pret ankimime të ligjit në Gjykatën Kushtetuese. Ky ligj nuk ka rang kushtetues, sepse nuk u miratua me shumicën e cilësuar të dy të tretave. Shoqata Austriake e Islamit, IGGÖ e kritikoi ashpër ligjin e ri të sapomiratuar në Parlament.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri