Lajme
Austria konfirmon 1.469 raste të reja dhe 43 të vdekur nga Covid-19
Në Austri, ditën e tretë pas zbutjes së masave, numri i të sapo infektuarve arriti në 1.469. sipas autoriteteve austriake, transmeton albinfo.ch.
Një rritje e lehtë në numrin e rasteve të reja me koronavirus ka të bëjë edhe me testimin e detyrueshëm të personave që punojnë në aktivitete shërbimi, të cilët ishin të infektuar por asimptomatikë.
Aktualisht, ka 1.564 pacientë COVID në spital, nga të cilët 267 janë në kujdes intensiv.
Shumica e infektuar rishtas u regjistruan në Austrinë e Poshtme me 283, pasuar nga Shtajerska me 269, dhe Austria e Epërme me 213, pastaj Vjena me 203, Salzburg me 134, Carinthia me 124, Tirol me 98, Burgenland me 75 dhe Vorarlberg me 70.
Që nga fillimi i pandemisë në Austri, 427,562 njerëz janë testuar pozitivisht për virusin korona.
Numri i të vdekurve u rrit me 43 në një total prej 8,114.
Deri më tani, 346.671 njerëz janë vaksinuar në Austri.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? Murat Avdyli, asamblist në Bad Homburg të Gjermanisë, ka ngritur në Bruksel çështjen e glorifikimit të... -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












