Kosova
Austria, investitori i katërt më i madh në Kosovë
Ambasadori Weidinger: Janë krijuar rreth 2,500 vende pune në Kosovë
Ambasadori austriak, Christoph Weidinger, është shprehur se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një interviste për median e Kosovës, Weidinger theksoi se kompanitë austriake në Kosovë kanë krijuar rreth 2,500 vende pune.
“Austria kryen gjithashtu projekte për fuqizimin e grave, zhvillimin rural dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Për më tepër, marrëdhëniet në biznes janë zhvilluar shumë mirë. Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë, ndërsa nga kompani austriake janë krijuar rreth 2,500 vende pune”, tha Weidinger.
Ai është shprehur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme në shumë fusha të rëndësishme.
Weidinger tregon se gjatë muajit prill në Prishtinë do të mbahet Forumi i Biznesit Kosovë-Austri.
“Marrëdhëniet tona dypalëshe janë shumë të ngushta, ne përpiqemi t’i intensifikojmë ato edhe më tej. Në fushën e zhvillimit ekonomik, për shembull, më 21 dhe 22 prill në Prishtinë do të mbahet Forumi i Biznesit Kosovë-Austri. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset austriake dhe kosovare, që të shtjellojnë mundësitë e biznesit në dobi të të dyja palëve. Do të marrin pjesë investitorë potencialë austriakë, të cilët janë aktivë në dhjetë sektorë të ndryshëm”, shprehet ai.
Weidinger për Telegarafin ka folur edhe për aktualitetin politik në Kosovë si dhe për rolin e ndihmën e shtetit të tij në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












