Botërori 2026
Austria e nis me fitore Botërorin 2026, mposht Jordaninë 3-1
Kombëtarja e Austrisë e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Jordaninë me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit J, përcjell albinfo.at.
Pavarësisht statusit të favoritit të Austrisë, ishte Jordania që e nisi më mirë takimin, duke krijuar rastet e para të rrezikshme. Ehsan Haddad dhe Ali Olwan ishin pranë golit në disa raste, por portieri austriak Alexander Schlager u tregua vendimtar me pritjet e tij.
Austria kaloi në epërsi në minutën e 21-të, kur Romano Schmid realizoi një gol të bukur me një goditje precize nga hyrja e zonës, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.
Jordania nuk u dorëzua dhe vazhdoi të kërkonte golin e barazimit, të cilin e gjeti në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 50-të, Ali Olwan përfitoi nga një rast i mirë dhe mposhti portierin Schlager për rezultatin 1-1.
Austriakët reaguan në pjesën e mbetur të ndeshjes dhe rikthyen presionin drejt portës kundërshtare. Goli i epërsisë erdhi në minutën e 76-të, kur mbrojtësi jordanez Yazan Al Arab devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi.
Në minutat shtesë, pas ndërhyrjes së VAR-it, gjyqtari akordoi një penallti për Austrinë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Marko Arnautovic, i cili vulosi fitoren 3-1 të ekipit të tij.
Me këtë triumf, Austria siguron tri pikët e para në Grupin J dhe e nis në mënyrën më të mirë garën në Botërorin 2026, ndërsa Jordania mbetet pa pikë, pavarësisht paraqitjes së guximshme dhe konkurruese ndaj një kundërshtari më të favorizuar./Albinfo.at
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











