Bota
Australi: 76 vjet burgim vëllezërve që kishin planifikuar shpërthim në aeroplan
Vëllezërit kishin planifikuar që bomba e fshehur në makinën për bluarjen e mishit
Dy vëllezër nga Sydney i Australisë janë dënuar me burgim të përgjithshëm prej 76 vjetësh për shkak të planifikimit të një shpërthimi në një aeroplan të kompanisë “Etihad” përmes një bombe të fshehur në makinën për bluarjen e mishit.
Khaled Khayat, 52 vjeç dhe Mahmoud Khayat, 34 vjeç, u shpallën fajtorë pasi kishin planifikuar sulm terrorist nga janari deri në korrik të vitit 2017.
Në planet e tyre ishte përfshirë edhe vëllai i tyre më i vjetër, Tarek Khayat, i cili më parë ka luftuar për Shtetin Islamik në Siri. Përpos shpërthimit në aeroplan, ata kishin menduar ta kryejnë edhe një sulm vdekjeprurës me gaz.
Vëllezërit kishin planifikuar që bomba e fshehur në makinën për bluarjen e mishit të vendosej në valixhen e një vëllai tjetër, Amer Khayat, i cili do të udhëtonte drejt Abu Dabi-t. Megjithatë, plan i tyre kishte dështuar pasi valixhja e tij peshonte më shumë sesa masa e lejuar.
“Fakti që askush nuk është lënduar ose vrarë, nuk e bën këtë plan më pak të rrezikshëm. Serioziteti i objektivit ishte shumë i lartë për secilin të pandehur”, tha gjykatësi që e mori vendimin për këtë rast.
Vëllezërit e dënuar kishin imigruar më herët në Australi, kishin krijuar familje në këtë shtet dhe dukej se janë integruar mirë në komunitet, prandaj plani i tyre ka qenë i papritur, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?