Lajme

Australi: Breshëri sa një top tenisi, shkaktoi dëme të mëdha

Është raportuar se stuhia katastrofike e breshërit ka goditur Australinë. Madhësia e breshërit është regjistruar se ka qenë sa një top tenizi.

Thuhet se dëmet që ka shkaktuar ky breshër ka qenë nga më të shumtat, veçmas në anën ekonomike.

Matjet kanë treguar se stuhia ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ka dëmtuar shumë shtëpi, duke dëmtuar edhe shumë banesa në Queensland dhe jo vetëm kaq, makinat, dhe demet në natyrë kanë qenë të mëdha.

Po ashtu, është raportuar se stuhia ka shkaktuar dëme që kapin shifrën e 100.000 dollarë, si dhe kanë mbetur pa energji gati 20.000 mijë banesa, përcjell albinfo.ch.