Lajme

Atdhe Nuhiu rikthehet pas tetë vjetësh në Austri

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është bërë me skuadër të re. Pas tetë vjetesh ai ka zyrtarizuar rikthimin në Bundesligën e Austrisë. 31-vjeçari kosovar ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme për skuadrën Alltaç, duke premtuar që do të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

“Pas një viti jo aq të lehtë në Qipro, unë dua të kthehem në nivelin tim të lartë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndihmoj ekipin për të arritur synimet”, ka deklaruar Nuhiu për faqën zyrtare të klubit, përcjell albinfo.at.

Atdhe Nuhiu së fundi ishte pjesë e klubit qipriot Apoel Nicosia, ndërsa para kësaj ai kishte luajtur për ekipin anglez Sheffield Wednesday, si dhe ato austriake: Rapid Wien, SV Ried si dhe Austria Kärnten.