Kosova
“Askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës”
"Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emrin tonë. Në Kosovë do t’i bëjmë vetëm ne, kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj komenteve të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke thënë se askush nuk mund të përzihet në punët e brendshme të Kosovës, e se këtë duhet ta dinë të gjithë.
Këto komente, ai i bëri në promovimin e kuzhinës tipike shqiptare “Shije Shqiptare”, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, përcjell albinfo.ch.
“Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’iu them është se nuk na njohin. Atëherë iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, e bëjnë mirë të na njohin, se kurrë nuk është në traditën tonë të ndërhyjmë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.
Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emrin tonë. Në Kosovë do t’i bëjmë vetëm ne, kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur Haradinaj.
“Kryeministrit të Kosovës i them turp”, ishte komenti i mëparshëm i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ai tha se shkarkimi i ministrit që dëboi “terroristët”, sipas tij ishte një gabim historik.
Madje, Erdogan kërcënoi Haradinajn se do të paguante për mbrojtjen e puçistëve, siç u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










