Shkurt.ch
Askush nuk e di sa retromanë jetojnë në Zvicër
Organizata që kujdeset për trashëgiminë e retromanishtes, “Lia Rumantscha” u ka bërë një apel retromanëve që të regjistrohen
Retoromanët, si njëri ndër katër komunitetet autoktone dhe shtetformuese të Zvicrës jetojnë në kantonin Graubünden , në juglindje të Zvicrës. Por sa retromanë jetojnë gjithsej në këtë vend, gjegjësisht sa veta e flasin gjuhën retromane? Askush nuk e di me saktësi përgjigjen e kësaj pyetjeje!
Dhe, për ta gjetur atë, organizata që kujdeset për trashëgiminë e kësaj gjuhe “Lia Rumantscha” u ka bërë një apel retromanëve që të regjistrohen. Atyre, ky regjistrim u mundësohet në selinë e organizatës në Chur ose përmes internetit, shkruan srf.ch.
Sipas regjistrimit të fundit, të realizuar ne vitin 2000, në Zvicër jetonin gjithsej 34.000 retromanë. Por, qysh atëherë ishte kontestuar mënyra e regjistrimit ndërkohë që tash as shifra e përmendur nuk mund të jetë më aktuale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










