Muzikë
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ, AS KNEJ” që zgjat deri më 29 gusht
“Pas muajsh përgatitjesh, me shumë emocion ju ftojmë në hapjen e edicionit të parë të AS ANEJ AS KNEJ, festivalit që sjell së bashku artistë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora përmes artit bashkëkohor, filmit, letërsisë, muzikës dhe bisedave publike”. Kështu bën të ditur, në emër të fondcioniit “Hajde”, Elona Beqiraj, shkrimtare që jeton dhe krijoin në Gjermani, njëherësh bashkorganizatore e aktivitetit.
“Festivali eksploron temat e migrimit, kujtesës, identitetit dhe përkatësisë, duke krijuar një hapësirë ku takohen ata që kanë qëndruar, ata që janë larguar dhe ata që vazhdojnë të jetojnë mes vendeve, gjuhëve dhe kujtimeve”, thuhet më tutje në njoftim, shkruan albinfo.ch.
Ekspozita, e hapur mbrëmë, më 3 gusht do të jetë e hapur deri më 29 gusht, ndërsa programi publik zhvillohet nga 3–5 gusht në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, në një postim në fb ka shkruar: “Mbrëmë në Hotel Grand, në Prishtinë, është hapur hap festivali njëmujor i artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili do t’i sjellë artistët tanë nga mërgata për të reflektuar mbi këto dekada migrimi, malli e kthimi.
Ky festival nuk qëndron ndërmjet dy botëve. Ai është „edhe këtu, edhe atje“, ngaqe e shpreh më së miri angazhimin e mërgatës sonë “sa atje, sa këtu”.
Mërgata jonë nuk është gjysmë, gjysmë atje e gjysmë këtu, por është aq e plotë, saqë më shumë se e tërë. Ajo është siç po e shohim e lexojmë, siç po e përjetojmë bashkë: edhe anej, edhe knej.
Ministrja në detyrë Saranda Bogujevci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ, AS KNEJ”, një festival njëmujor që sjell në Kosovë artistë nga mërgata për të ndarë përvojat, kujtimet dhe perspektivat e tyre përmes artit.
Gjatë hapjes së festivalit, ministrja Bogujevci vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore, e cila krijon një hapësirë takimi mes artistëve nga diaspora, publikut në Kosovë dhe ideve të reja që lidhen me identitetin, migrimin dhe përkatësinë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













